Bellingham ka qenë shumë i lidhur me Los Blancos, të cilët janë një nga shumë ekipe në garë për nënshkrimin e tij.
Bellingham kishte veshur veshjet e tij të stërvitjes në Dortmund dhe duke firmosur autografe për tifozët.
Para tij u prezantua fanella e bardhë e Realit dhe Bellingham, me një laps me ngjyrë në dorë, ishte më se i lumtur për të vënë nënshkrimin e tij.
Shumë lojtarë do ta kishin refuzuar një kërkesë të tillë duke qenë se nuk është fanella që ai vesh, por anglezi me sa duket nuk kishte asnjë problem.