Gianluigi Buffon ka bërë një gafë të madhe.
Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur edhe pse ka mbushur 44-vjeç. Legjenda italiane luan me Parmën në Serinë B dhe duket se do vazhdojë edhe për disa vite të tjera. Gjithsesi, mosha bën të vetën dhe Buffon nuk është më ai që jemi mësuar të shohim në vitet e tij të arta.
Në ndeshjen e fundit ndaj Perugias, ai ka bërë një gafë të rëndë që po bën xhiron e rrjetit. Një kthim i topit mbrapa nuk kontrollohet si duhet nga Buffon dhe kundërshtari realizon gol. Ka dhe nga ata tifozë që akuzojnë në rrjet se veprimi i italianit ishte i qëllimshëm për përfitime bastesh. Pamjet janë të qarta dhe secili mund të krijojë opinionin që do.
Gigi Buffon, 44 years old, maybe it's time to call it a day. 😫pic.twitter.com/pbDxiafHss
— BettingOdds (@BettingOddsUK) April 25, 2022