Kombëtarja e Uruguait mbrëmë u eliminua nga Kupa e Botës ‘Katari 2022’ qysh në fazën e grupeve edhe pse arriti fitore 2-0 ndaj Ganës.
Në fakt atyre iu dashtë vetëm edhe një gol për t’a arritur raundin eliminim-direkt. E që në fakt ka mundur të ndodh nëse gjyqtari akordonte penallti për Edinson Cavanin në minutat e fundit të ndeshjes
Dhe është pikërisht sulmuesi i Valencias që pritet të këtë probleme me FIFA-n për shkak se me të futur në dhomat e zhveshjes u kap nga kamerat duke rrëzuar televizorin ku gjyqtari shikon sistemin e teknologjisë VAR.