Armando Broja është larguar nga ndeshja miqësore e Chelseat ndaj Aston Villas.
Derisa pritet të mësohet shkalla e lëndimit, në pamje të parë duket se lëndimi ishte mjaft serioz.
Sulmuesi shqiptar u largua me barelë nga fusha e lojës në minutën e 24-të.
21-vjeçari mori një lëndim në gjurin e tij, teksa nga reagimi i tij shihet se kishte dhimbje të mëdha.