Një mural i madh i Cristiano Ronaldos është larguar sot nga “Old Trafford” pasi u bë publike intervista më e diskutueshme e karrierës së futbollistit portugez.
Në një intervistë për Piers Morgan, Ronaldo “goditi” fort klubin e tij, ku konsiderohej si legjendë.
Prandaj, klubi vendosi ta ndëshkojë ashpër. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ai pritet të marrë një gjobë prej rreth 1.14 milion euro dhe zgjidhjen e kontratës në janar.
Megjithatë, sot ka nisur procesi i largimit të Ronaldos nga ambientet e klubit. Domethënë, murali i tij u hoq nga “Old Trafford”. Është një foto e madhe që ka stolisur stadiumin së bashku me disa legjenda të tjera të klubit.