Liverpool është mposhtur nga Leeds në Anfield duke humbur tashmë seriozisht hapin për kreun e tabelës në Premier League këtë edicion.
Darwin Nunez kishte dy raste ideale shënimi në këtë ndeshje, mirëpo që të dyja i shpërdoroi edhe pse ishte i vetëm përballë portjerit të Leeds.
Përndryshe, Nunez po vazhdon me formë jo të mirë duke lëshuar raste ideale thuajse në çdo ndeshje.