Real Madridi ka fituar me spektakël ndeshjen ndaj Valencia me rezultatin 2-0, golat u shënuan nga Asensio dhe Vinicius.
Paraqitje spektakolare kishte edhe mesfushori Dani Ceballos i cili në ndeshjet e fundit duket se ka rigjetur formën dhe po luan si titullar.
Për këtë, ai u vlerësua edhe nga të pranishmit në Bernabeu të cilët brohoritnin emrin e tij.