Dy prej lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier u përfshinë në një duel shpejtësie gjatë përballjes mes Manchester Cityt dhe Fulhamit.
Që prej se u bë i njohur në skenën e futbollit, Kyle Walker ka regjistruar disa prej vrapimeve më të shpejta në elitën e futbollit anglez.
Në fakt, gjatë sezonit 2020/2021, vetëm Micky Van de Ven kishte mposhtur rekordin e shpejtësisë të Walker prej 37.31 kilometra në orë. Sulmuesi i Fulhamit, Adama Traore, në ndërkohë cilësohet si njëri prej lojtarëve më të shpejtë në botë në distanca të shkurtra dhe më herët kishte regjistruar një shpejtësi prej 36.60 kilometra në orë sipas Speedsbd.