Tifozi i Manchester United, Mark Goldbridge ka sjell dyshime në legjitimitetin e shortit të së hënës në Ligën e Evropës pasi skuadrës e Ligës Premier do të luajë kundër Barcelonës.
Goldbridge, ka reaguar drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të “The United Stand” në YouTube për shortin e Ligës së Evropës.
“Zoltan Gera po shikonte atje. Ai e di se çfarë është Man United. Ai po shikonte topat. Ai duhet të ishte i verbër. Duhet të ishte një tërheqje e topit pa shikuar”, thotë ai në video.
“Është Man United. E dinte! Ai e shikoi! Kjo është një manipulim. Kjo është një shaka e keqe. Merrni topat dhe më pas hidhini brenda. Ai e pa topin ku gjendej Man United, e hodhi në tas. Ai mund ta shohë. Shaka e keqe. Shaka e keqe”.