Vështirë që dikush të ndjejë dhimbje më të madhe sesa humbja e nënës, personit më të dashur që ekziston.
Francesco Paciello ndodhej në fushë ndërkohë që e shtrenjta e tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërroi jetë.
Lajmin e kobshëm e mori vesh në pushimin mes pjesëve të takimit që skuadra e tij, Battipagliese, po luante ndaj Macchia-s në Itali. Pasi shpërtheu në lot sulmuesi italian i befasoi të gjithë: shokët, trajnerin dhe stafin teknik!
26-vjeçari vendosi të përfundonte detyrën e tij dhe zbriti në fushë duke menduar se nëna e dashur do dëshironte që ai ta mbaronte ndeshjen. Dhimbjen e ktheu në forcë dhe ia doli të realizonte dy gola. I pari erdhi nga një goditje dënimi.
VIDEO
Francesco tundi rrjetën kundërshtare dhe me lot në sy dhe sytë nga qielli vrapoi si i çmendur duke ia dedikuar nënës. Momente emocionuese në fushë, ndërkohë që shokët e skuadrës i dhuruan një përqafim të ngrohtë.
Më pas erdhi edhe goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Klubi i Battipagliese i bëri një dedikim sulmuesit në faqen zyrtare. “Ne të gjithë qajmë së bashku me ty, bomber.
Battipagliese është afër futbollistit Francesco Paciello për vdekjen e nënës së tij të adhuruar, e cila ndërroi jetë mes pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes kundër Macchia-s. Të gjithë ne i qëndrojmë pranë Ciccios në kalimin e kësaj dhimbjeje”.