Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar në ndeshjen e djeshme ndaj Iranit.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 1, me amerikanët që kaluan tutje, kurse iranianët u eliminuan nga Kupa e Botës 2022.
Një moment shumë emocionues u pa pas ndeshjes, atje ku mbrojtësi i djathtë i Iranit, Ramin Rezaeian ‘shpërtheu’ në lot. Afër tij menjëherë ishte futbollisti amerikan, Antonee Robinson që e përqafoi ngrohtësisht për një kohë të gjatë.