Di Maria kishte kritikuar holandezin gjatë kohës sa ishte te Manchester Unitedi, duke e quajtur si trajnerin më të dobët që ka pasur në karrierë
Përgjigje epike për këtë pati traineri që tashmë drejton Holandën.
Në kohën e tij te Manchesteri edhe bashkëkombasi i tij Depay kaloj në një fazë tepër të dobët e që u quajt edhe dështim.
“Ai është një nga lojtarët e paktë me këtë mendim. Më vjen shumë keq për këtë dhe më vjen keq që e tha këtë. Memphis gjithashtu duhej të pajtohej me të në Manchester United, dhe tani ne e puthim njëri-tjetrin në gojë”, tha Van Gaal që shkaktoi shumë të qeshura në konferencë.
“Këtë puthje në gojë Depay nuk e do, por kjo është në rregull…” duke e lënë sulmuesin e Barcelonës të skuqur.