Portieri i kombëtarës së Kosovës dhe Burnley po tregon paraqitje fantastike në Championship duke treguar rritje të vazhdueshme dhe duke marrur edhe përvojën e duhur.
Sot në ndeshjen e vlefshme në kuadër të Championship, klubi i tij Burnley fitoi me rezultatin 3-1 si nikoqir i Middlesbrough, madje Muric arriti edhe të mbrone një 11 metërsh të cilin e ekzekutoj ish lojtari i Arsenalit, Chuba Akpom.
Për Muric gjuajtja ishte qesharake saqë arriti të kapte topin në dorë duke mos i falur kundërshtarit as edhe një mundësi të dytë.