Zenit ka mposhtur 8:0 Orenburgun në xhiron e nëntë të kampionatit rus. Wendel shënoi një hat-trick, Ivan Sergejev dhe Daler Kuzjaev shënuan nga një, Aleksandar Pavlovec realizoi autogol dhe Malcom shtoi dy gjeti rrjetën dy herë.
Goli i tij i dytë, të cilin e shënoi në minutën e 59-të, ishte jashtëzakonisht i mirë.
Malcom u fut pas mbrojtjes së mysafirëve, mori topin në gjoks dhe shënoi me një goditje gërshërë duke mposhtur portierin Aleksei Kenjakin.
Ishte goli i gjashtë i 25-vjeçarit Malcom në kampionatin rus, ai ka edhe katër asistime. Zenit është në vendin e parë me 23 pikë, tre më shumë se CSKA e Moskës.