Kylian Mbappe mundi Kyle Walker në një garë shpejtësie me top në këmbë gjatë fitores 2-1 të Francës në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Anglisë.
Mbappe tregoi cilësinë e tij në shumë raste dhe një rast në pjesën e dytë e pa atë duke mposhtur Walkerin në një garë shpejtësie “një-kundër-një”.
Të dy shfaqën ritëm të fortë, por francezi e mposhti atë dhe ia doli të bënte një harkim në kuadrat, por nuk mundi ta gjente saktë Giroud ose Ousmane Dembele.