Konferenca për shtyp e sulmuesit brazilian Vinicius sot në Katar ka pasur një të “ftuar surprizë”
Ndërsa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace.
Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.