Mesfushori Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, është zgjedhur kapiten i Citizens në ndeshjen e Kupës FA kundër Peterborough.
Kapiteni i Ukrainës kishte shpërthyer në lot para ndeshjes ndërmjet Evertonit dhe Manchester City në Goodison Park, ku kishte pasur një pritje të ngrohtë nga të dyja grupet e tifozëve – porse në atë takim qëndroi në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua nga Pep Guardiola.
Trajneri i Cityt në deklaratën para ndeshjes së FA Cup deklaroi se do ta inkuadronte 25-vjeçarin, pasi “një futbollist i mrekullueshëm si ai duhet të luajë futboll” dhe se loja do t’i ndihmojë t’i largojë paksa nga mendja ngjarjet dëshpëruese në atdheun e tij.
Zinchenko captains Man City today. He walked team out with Ukraine flag. pic.twitter.com/OF4ZOLcfcf
— Barstool Football (@StoolFootball) March 1, 2022
Në ndërkohë, Guardiola ka njoftuar se Fernandinho kishte vendosur t’ia jepte shiritin e kapitenit Zinchenkos duke i ndihmuar që ta përfaqësonte në mënyrën më të denjë vendin e tij,
“Kapiteni ynë (Fernandinho) vendosi t’ia jepte shiritin e kapitenit atij (Oleksandr Zinchenkos), për të treguar se sa e rëndësishme është situata (në Ukrainë)”.
“I gjithë klubi qëndron prapa këtij gjesti, prapa kapitenit tonë, për ta përfaqësuar vendin e tij”, ka treguar trajneri.