Një nga blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës është vënë në qendër të vëmendjes pas një shfaqeje me top që shumë e kanë konsideruar si të padobishme dhe mendjemadhësi.
Antony, sulmuesi anësor i Manchester United, ishte dje protagonist i një veprimi driblues të pazakontë. Në minutën e 38-të të ndeshjes kundër Sheriff, ai mori topin në krahun e djathtë dhe u rrotullua me topin disa herë.
Më pas tentoi një pasim të gjatë por forca ishte e tepruar duke bërë që i gjithë aksioni të shkonte dëm. Kjo gjë shfaqi zemërim te Erik ten Hag, i cili e zëvendësoi në pjesën e parë.