Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll,Real Madrid humbi nga Rayo Vallecano 3:2 dhe kështu përjetoi humbjen e parë të këtij sezoni në La Liga.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, vendosi Federico Valverde në formacionin fillestar. Mesfushori uruguaian shënoi tetë gola në 19 paraqitje këtë sezon.
Ai tentoi të shënonte kundër Rayos, por nuk e kapi mirë topin pas goditjes nga këndi dhe e nxorri jashtë stadiumit.
Pranë stadiumit të Rayo, i cili ndodhet në Madrid, ndodhet një ndërtesë banimi.
Njerëzit po shikonin ndeshjen nga ballkoni i një prej apartamenteve, ndaj topi, të cilin Valverde u përpoq ta dëtgonte në portë, hyri në banesë dhe për pak i goditi.