Me dy skuadrat në tunel, pak para se të futej në fushë, Kylian Mbappe shkoi të shtrëngonte dorën me Jordan Henderson që ndodhej pranë tij.
Por mesfushori i Liverpool-it e injoroi plotësisht sulmuesin e Parisit, i cili reagoi me një buzëqeshje.
Është e paqartë nëse Henderson ishte thjesht plotësisht i fokusuar dhe nuk e pa 23-vjeçarin apo zgjodhi ta injoronte atë përpara se të përballeshin me njëri-tjetrin.