Real Madridi arritit të përmbys rezultatin në ndeshjen kundër Villarreal në kuadër të Copa del Rey nga 2-0 në 2-3.
Më meritori i kësaj fitorje ishte padyshim Dani Ceballos i cili asistoi në golin e parë mori pjesë në aksionin e golit të dytë dhe shënoi golin e tretë edhe pse 26 vjeçari luajti vetëm 32 minuta.
Por një moment i kapur nga kamerat e stadiumit ishte momenti i qortimit të Don Carlo për sulmuesin Rodrygo, ky i fundit pas zëvëndësimit nuk e përshendeti trainerin 63 vjeçar i cili për një moment i drejtoj gishtin dhe e qortoi për mungesë respekti.
Pas ndeshjen italiani tregoi se çfarë i tha brazilianit.
“Mos harro të më përshëndetësh pas zëvëndësimit” këto ishin fjalët e teknikut italian.