Zlatan Ibrahimovic nuk mundi të ishte protagonist tek Milani në fushën e blertë, në fitoren e madhe ndaj Atalantas, 2:0.
Por, sulmuesi suedez është gjithmonë aty, në përkrahje të ekipit. Dhe, 40 vjeçari ka qenë protagonist jashtë stadiumit, respektivisht në festën me tifozë.
Sulmuesi i Milanit, derisa po festonte me tifozët “Rossoneri”, i mëshoi disa herë xhamit të përparmë të autobusit, me ç’rast edhe e theu atë, siç mund ta shihni në videon duke klikuar KETU
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa Milanin e ndan vetëm edhe një pikë nga titulli i kampionit në Itali. E Ibra nuk ka vendosur ende nëse do ta mbyllë këtu karrierën apo nëse do të luajë edhe një vit.