Vedat Muriqi është bërë idoli i shumë i tifozëve spanjoll për golat dhe paraqitjen e tij me Mallorcan.
Fiziku dhe mënyra e tij e lojës e bëjnë atë një futbollist me të cilin pakkush dëshiron të përballet. Shumë e kanë frikë atë, por Valeria e vogël ia bëri të qartë admirimin dhe dashurinë e saj me një vizatim për sulmuesin 194 centimetrash.
Ajo pati fatin që doli në fushë dorë për dore me yllin tonë dhe nuk hezitoi t’ia dhuronte mesazhin e saj sekret dhe të veçantë.
Letra që tifozja e vogël ia dhuroi sulmuesit të Mallorcas nuk përmbante strategji se si të luante kundër Antonio Rudiger ose Nacho, por përmbante një vizatim të bukur të të dyve.