Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, vendosi ta marrë Bellinghamin në ndeshje, por duke mos e aktivizuar fare pasi nuk ishte nevoja që të përdorej anglezi ku Real Madridi fitoi 1-3.
Mbrëmë në qytetin e vogël Aranda de Duero ishte jashtëzakonisht ftohtë, ndaj futbollistët e Realit ishin ulur në pankinë me xhaketa të trasha, të mbështjellë me batanije dhe disa prej tyre kishin kapele në kokë.
Gjatë lojës, Bellingham vuri re se top-mbledhësi i ri që ndodhej pranë stolit të Realit po dridhej nga i ftohti dhe vendosi të reagojë.
Fillimisht e ka thirrur që të afrohet, por djali nuk ka reaguar. Pastaj Bellingham u ngrit nga stoli, shkoi te djali dhe e mbështolli një batanije rreth tij dhe e ndihmoi të ngrohej.
Jude Bellingham ve que el recogepelotas tiene frío y le da su manta 😍🥹✨
— Real Madrid Fans 🤍 (@MadridismoreaI) January 6, 2024