Granit Xhaka ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë.
Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë.
E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë.