Legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andriy Shevchenko, lexoi një video-mesazh përpara fillimit të ndeshjes në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërsa kuqezinjtë dhe Interi u rreshtuan pas një baneri që bën thirrje për paqe.
Pati disa gjeste për të treguar solidaritet me popullin e Ukrainës pas pushtimit rus.
AC Milan and Ukrainian legend Andriy Shevchenko shared a message of peace ahead of the Coppa Italia match between Milan and Inter. 🇺🇦 pic.twitter.com/aifPJDCGqO
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 1, 2022
Milani, i cili është skuadra ‘shtëpi’ për këtë ndeshje të parë, shpërndau letra për të gjithë pjesëmarrësit me flamurin ukrainas dhe fjalën ‘Paqe’ në të.
Lojtarët e kuqezinjve u ngrohën gjithashtu duke veshur një bluzë me të njëjtin dizajn.
Në vend të fotografive individuale të ekipit, të dy skuadrat dhe gjyqtarët qëndruan së bashku të përzier pas një pankarte që thërriste “Paqe”