Një përdorues i TikTok, që pretendon të jetë një ‘udhëtar në kohë’, tani ka parashikuar se Anglia do të arrijë në finalen e parë të Kampionatit Botëror që nga viti 1966.
Sipas të vetëshpallurit “udhëtar në kohë”, Anglia do të mposht Portugalinë 2-0 në finalen e Botërorit që po mbahet në Katar.
Parashikimi sugjeroi që kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shënoi në pjesën e parë kundër Portugalisë, përpara se Mason Mount të dyfishonte epërsinë e Tre Luanëve gjashtë minuta nga koha e plotë.