Pamjet e publikuara kanë treguar që mbrojtësit e Barcelonës injorojnë paralajmërimet e Xavi në lidhje me topat e gjatë që Inter i praktikonte në ndeshjen ndaj tyre.
Pamjet që janë publikuar janë brenda tunelit pas pjesës së parë, teksa të dyja skuadrat u rikthyen për pjesën e dytë. Xavi u dëgjua duke dhënë disa udhëzime – teksa skuadra e tij ishte duke fituar 1:0.
Xavi u tha lojtarëve: “Kur Andre Onana – portieri i Interit – ka topin, të gjithë duhet të ktheheni dhe të mbroheni. Do të ndodhe. Kur Onana e ka, ai dërgon topa të gjatë. Ata e bënë atë një herë tashmë dhe ju djema keni ngecur në krah. Kthehuni të mbroheni… kthehuni!”
Goli i tretë i shënuar nga Robin Gosens do të ketë mërzitur më shumë Xavi, pasi ndodhi ashtu siç u përshkroi lojtarëve të tij gjatë pamjeve të zbuluara.