Barcelona barazoi dje me Inter me rezultat 3:3.
Skuadra e Xavit tashmë është shumë afër rënies në Europa League me barazimin e fundit ndaj Interit.
Pique ishte protagonist për të keq në këtë ndeshje. Mbrojtësi spanjoll gaboi rëndë duke “asistuar” për golin e Barellas.
Megjithatë një episod interesant u kap nga kamerat. Pique shihet duke u thënë shokëve të skuadrës të jenë të “qetë” duke menduar se gjithçka është nën kontroll, por ky moskujdes i tij i kushtoi shumë skuadrës.
https://twitter.com/Marvin_tod2/status/1580478448723951616