Skuadra e Liverpoolit ia shkaktoi humbjen e parë Napolit gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet, pasi e mposhti 2 me 0 në ‘Anfield’.
Pamjet e fundit që vijnë nga rrjetet sociale tregojnë se lojtari i Liverpoolit, Darwin Nunez i shpëtoi një kartoni të kuq.
Ai pati një incident të vogël, por që nga këto pamje shihet se si e ka goditur me boks lojtarin me prejardhje shqiptare, Elif Elmas.
Gjyqtari i ndeshjes u tregua tolerant ndaj sulmuesit uruguaian dhe ia dha vetëm kartonin e verdhë. Nuk vonoi shumë, Nunez shënoi gol për shifrat 2 me 0.