Charlton bëri befasinë duke e mposhtur klubin e Premier Leagues, Brighton & Hove Albion me anë të ekzekutimit të penaltive, por vëmendjen e mori edhe mbrojtësi Estupinian i cili në minutën e 82 të takimit filloj të “merret edhe me aktrim”.
Mbrojtësi kundërshtar rrëshqet aksidentalisht në zonë dhe Estupinan-i kërkon të shfrytëzojë në maksimum këtë moment. Ai kërcen në ajër dhe pretendon të jetë goditur, por për gjyqtarin nuk ka asgjë më shumë se sa një simulim qesharak.