Derbi i Melburnit u anulua pas skenave tronditëse në orët e para të ditës ë shtunës (sipas kohës tonë lokale), ndërsa tifozët pushtuan fushën dhe sulmuan portierin e Cityt në “AAMI Park”.
Portieri i Melbourne Cityt, Tom Glover u sulmua nga tifozët e ekipit kundërshtar, Melbourne Victory.
24-vjeçari ka mbetur i përgjakur dhe loja është ndërprerë, para se të anulohej më pas.