Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Spezias ndaj Cagliarit.
Spezia triumfoi 2:0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 29-të në Serie A, duke e arritur kështu një fitore të rëndësishme. Ishte Erlic i cili shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 55-të të ndeshjes.
Në minutën e 74-të, Rey Manaj e dyfishoi epërsinë e vendasve me një gol mjaft të bukur. Me këtë fitore, Spezia ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e 15-të, shtatë më shumë se zona e rrezikshme.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 17-ti me 25 pikë gjithsej.