Dhjetëra tifozë japonezë qëndruan në fund të ndeshjes Katar-Ekuador për të pastruar tribunat e stadiumit.
Ndërsa të gjithë nxituan drejt daljes së stadiumit për të shmangur trafikun, japonezët prisnin që stadiumi të zbrazej dhe më pas erdhën me qeset e tyre të plehrave për të pastruar tribunat për më shumë se një orë.
Nuk ishte as ndeshja e kombëtares së tyre, por kultura është diçka që s’blihet me para dhe japonezët na tregojnë se si duhet vepruar.