Toni Kroos është cilësuar si një gjeni i futbollit pasi udhëzimi i tij solli golin që i siguroi Real Madridit kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Rudiger ishte i guximshëm, por Kroos ishte njeriu që orkestroi goditjen e fundit. Në minutën e 91-të Reali ishte në zotërim të topit në mesin e fushës dhe topi ishte te Kroos. Nën presionin e Shakhtar, Kroos çoi duart lart – duke e urdhëruar Rudiger të nisej në sulm.
Kroos më pas bëri në një kros të shkëlqyer drejt në kokën e ish-lojtarit të Chelseat, goditja me kokë e të cilit shkoi në rrjetë.