Franca ka fituar ndeshjen ndaj Marokut me rezultatin 2-0 dhe kështu është kualifikuar për në finale të Kupës së Botës ku do të luaj me Argjentinën.
Mbappe ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit, por pa e zhvlerësuar paraqitjen fantastike të Amrabat i cili po konsiderohet si senzacioni i këtij Botërori.
Gjatë ndeshjes Mbappe me një super vrapim depërtoi nga krahu i djathtë, por Amrabat nuk u dorëzua deri në fund duke e ndalur francezin me një ndërhyrje fantastike.