Bayer Leverkusen rrezikon të humbas yllin e tyre më të madhe Florian Wirtz, pasi shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.
Një pasardhës i mundshëm mund të vijë nga Real Madridi dhe ai është Arda Guler, minutat e të cilit në klubin spanjoll ka qenë të kufizuara. Reprezentuesi 19-vjeçar turk ka bërë 29 paraqitje për Madridin këtë sezon, por ka startuar vetëm në gjysmën e tyre.
Sipas Weltfussball , Guler mund të largohet gjatë verës dhe këshilltarët e tij thuhet se po shqyrtojnë opsionet e mundshme, duke përfshirë një lëvizje në Bundesligë. Bayer Leverkusen është i interesuar, por vetëm nëse Wirtz largohet. Megjithatë, Leverkusen nuk do të konsideronte një marrëveshje huazimi për Guler.
Ata do të ndiqnin vetëm një transferim të përhershëm nëse Madridi do të ishte i hapur për ta shitur atë, me një klauzolë kthimi që ka të ngjarë të përfshihet. Përveç Leverkusenit edhe RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe AC Milan kanë shprehur interesim për të.