Xavi Hernandez e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp para ndeshjes së Europa Leagues ndaj Eintracht Frankfurtit.
E ndërkohë, trajneri i Barcelonës është pyetur për kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll është treguar diplomat me deklaratën e tij, duke e lavdëruar dhe thumbuar njëkohësisht rivalin e përbetuar të “Blaugrana”.
“ Janë dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale dhe një tjetër luan sonte. I kam parë ndeshjet e mbrëmshme, jam një pasionant i futbollit. Objektiv yni është që të luajmë kundër këtyre ekipeve vitin tjetër. Reali është një rival i madh, e ka në ADN-në evropiane, por Barcelona është një tjetër histori”, deklaroi Xavi.