Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se konkurrenca me Cristiano Ronaldon e bëri Lionel Messin “një lojtar më të mirë”, me dy rivalët që ishin të ashpër dhe plotësisht të vetëdijshëm se çfarë po bënte tjetri.
Messi dhe Ronaldo janë dy emrat më të përfolur në futbollin botëror këtë shekull, pasi kanë dominuar lojën për thuajse dy dekada, duke fituar 12 Topa të Artë.
Rivaliteti i tyre ka qenë shumë i fortë, me argjentinasin që ka fituar shtatë herë Topin e Artë dhe portugezi pesë herë tjera.
Xavi beson se një betejë e gjatë për më të mirin e botës ndihmoi në ngritjen e niveleve të më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.
Trajneri aktual i Barcelonës, i cili kaloi shumë vite të suksesshme duke luajtur përkrah Messit në Camp Nou ka folur për dokumentarit e BBC-së ‘Messi: The Enigma’, teksa ka treguar njohuritë e tij për njërin nga rivalitetet më të mëdha në sport.