Pas vazhdimit të kontratave të Gavit dhe Araujos, Barcelona është duke punuar në renovimin e kontratës së Ousumane Dembele.
Trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez, e konsideron të rëndësishëm francezin dhe shpreson se ai do të qëndrojë.
“Klubi është duke punuar për këtë gjë (renovimin e kontratës së Dembele). Ousumane është shumë i rëndësishëm për strategjinë tonë. Shpresoj se ai do të qëndrojë”, tha fillimisht ai. “Ai (Dembele) është shumë i rëndësishëm për ne. Njëjtë sikurse Araujo dhe Gavi, shpresoj që edhe ai të qëndrojë”, përfundoi Xavi.
Barcelona po kalon një ecuri fantasike në La liga, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka po aq fitore.