Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany dhe sekretari teknik Jordi Cruyff janë parë në një hotel në qytet me përfaqësuesin e Antonio Rudiger, një qendërmbrojtës që është në fund të kontratës me Chelsean.
Sipas Sky, përfaqësuesit e Barçës po bisedonin me agjentin Sahr Senesie për të mësuar në lidhje me mundësinë e transferimit të gjermanit për në Katalonjë.
Në fakt, klubi spanjoll tashmë do të ketë një paramarrëveshje me qendërmbrojtësin danez Christensen, i cili po ashtu është në fund të kontratës me Chelsean.
Mbrojtësi 29-vjeçar gjerman është një lojtar shumë i lakmuar në treg, por 12 milionë euro që ai kërkon në pagën vjetore mund të jetë një pengesë.