Barcelona e di se njëri nga pozicionet që duhet të përforcohet është qendra e mesfushës pasi Sergio Busquets do të largohet nga klubi katalunas në verë pasi t’i përfundojë kontrata dhe do të nisë një aventurë në futbollin amerikan.
Ky është tashmë qëllimi i tij dhe nuk duket se do të ndryshojë planet e tij. Kjo do të thotë se Barcelona duhet të kërkojë një zëvendësues urgjentisht.
Përveç kësaj, pozicioni i mesfushorit qendror është i vetmi që Xavi nuk e ka dyfishuar në skuadër, ka disa lojtarë që mund të luajnë në atë pozicion, por ata nuk janë natyral. Ditët e fundit kanë qenë të shumtë emrat e përforcimeve të mundshme për skuadrën, pasi u tha se Barcelona ishte në kërkim të lojtarëve që u mbarojnë kontrata.
Megjithatë, lojtari që është favorit për të përforcuar skuadrën është Martin Zubimendi.
Lojtari i Real Sociedad është ai që i pëlqen më shumë Xavit dhe për të cilin do të bëhet përpjekja e parë për të përforcuar skuadrën. Problemi që ai ka është se klubi nga San Sebastian nuk është i lehtë për t’u negociuar dhe pritet të kërkoj pagesën e klauzolës së lirimit prej 60 milionë euro.