Barcelona dhe Espanyol kanë zhvilluar mbrëmë një super-ndeshje që u vendos vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Skuadra ‘Blaugrana’ luajti baras 2:2 në një ndeshje ku rrezikoi humbjen deri në sekondat e fundit.
Ishte Luuk de Jong ai që i mori një pikë Barcës, me golin e minutës së fundit. Një skenë që tërhoqi vëmendje ishte ajo e Xavi Hernandez që iu dha një letër lojtarëve të tij. Ai u pyet për këtë pas ndeshjes.
“Unë ndryshova taktikat, dhe për shkak të zhurmës së tifozëve, nuk mund të flisja me lojtarët, kështu që shkrova një letër”, ka thënë Xavi.
Barcelona ishte në epërsi fillimisht ndaj Espanyol, për më pas u përmbys, vetëm për të barazuar në sekondat e fundit.