Xavi Hernández, “në qiellin e shtatë” pas suksesit në “El Clasico”, që i dhuroi Barçës Superkupën e 14-ëttë Spanjës.
“Kjo fitore na jep shumë moral. Jam i lumtur për lojtarët, jo për mua. Ata punojnë mirë, e meritojnë. Ka funksionuar shumë mirë për ne. Gavi ka qenë i madh. Ne kemi vendosur katër mesfushorë dhe na ka funksionuar. Lojtarët e kanë interpretuar shkëlqyeshëm ndeshjen.
Gavi, më i miri: “Kam mbetur pa fjalë. Është pasion i pastër, shpirt i pastër. Ka shije të keqe kur nuk luan. Ai ka ndikim të madh në ekipi dhe është vetëm 18 vjeç. Zemra që i jep skuadrës është e pabesueshme. Gavi është një djalë që na emocionon të gjithëve. Ai është një lider i lindur. Grinta që del prej tij është spektakolare. Nuk lodhem kurrë ta lavdëroj. Ky djalë nuk ka limite.”