Wednesday, May 21, 2025
  • Privacy Policy
Gazeta Eurogoli
  • BALLINA
  • FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • SERIE A
    • BUNDESLIGA
    • LIGUE 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • KOMPETICIONE TJERA
  • MERKATO
  • VIDEO LAJM
  • KOMBËTARET
    • EURO 2024
    • NATIONS LEAGUE
    • WORLD CUP
  • TË TJERA
Nuk ka rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Gazeta Eurogoli

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Gazeta Eurogoli Gazeta Eurogoli
15/04/2025
A A

Barcelona ka parë një përmirësim të ndjeshëm këtë sezon nën udhëheqjen e Hansi Flick, me trajnerin gjerman që ka rekrutuar një numër lojtarësh të rinj. 

Pothuajse të gjitha përpjekjet e Flick janë shpërblyer, por përjashtimi më i madh ka qenë Ansu Fati.  22-vjeçari u rikthye këtë verë pas një huazimi të pasuksesshëm tek Brightoni, atje ku lëndimet filluan ta ndjekin sërish. Kishte optimizëm në klub dhe mesazhe pozitive në verë, por një lëndim në këmbë bëri që ai të humbasë pjesën më të madhe të parasezonit. Ani pse humbi dy muaj (nëntor dhe dhjetor), Fati ka qëndruar i shëndetshëm për pjesën më të madhe të sezonit. 

Sidoqoftë, kjo nuk i është kompensuar atij me minuta në fushë. Barcelona u përpoq që ta bindë të largohet si huazim në janar, pasi klube si Girona, Real Betis, Sevilla, Fenerbahce dhe Besiktas që të gjitha kishin shprehur interesim për të. Pati madje zëra për një kalim në Arabinë Saudite, me blaugranasit që janë të etur ta heqin qafe shkaku i pagës së lartë, të cilën ata janë të obliguar t’ia paguajnë edhe për dy vite. 

Fati i kishte refuzuar të gjitha ofertat dhe ia kishte mbyllur derën largimit, i bindur se ai mund të fitojë më shumë minuta tek Barcelona.  Teksa muajt kaluan, e përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Fati e ka humbur shpresën tani dhe i ka dhënë instruksione agjentit të tij Jorge Mendes, që të fillojë kërkimin për një klub të ri këtë verë. Pasi frustrimi u rrit me mungesën e minutave nga Flick, Fati tani është i gatshëm të largohet përgjithmonë nga klubi dhe të nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

NGA KATEGORIA

Ylli i Barcelonës bëhet dëshira më e madhe e Simeones për ta transferuar te Atletico Madridi
BUNDESLIGA

Ylli i Barcelonës bëhet dëshira më e madhe e Simeones për ta transferuar te Atletico Madridi

16/05/2025
Tri transferimet e jashtëzakonshme që Man City dëshiron të bëjë para nisjes së Kupës së Botës për Klube
BUNDESLIGA

Tri transferimet e jashtëzakonshme që Man City dëshiron të bëjë para nisjes së Kupës së Botës për Klube

15/05/2025
Erling Haaland te Real Madridi – formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim
BUNDESLIGA

Erling Haaland te Real Madridi – formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim

15/05/2025
Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë
BUNDESLIGA

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

15/05/2025

LAJMET E FUNDIT

Real Madridi ka dy yje në mendje për ta përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm
BUNDESLIGA

EKSKLUZIVE: Agjentet e senzacionit te Premier Liges arrijne ne Madrid per te kompletuar transferimin e tij te Los Blancos

15/05/2025

Gazeta Eurogoli është portal sportiv me qëllim të informimit me lajmet e fundit nga futbolli ndërkombëtar. Për çdo pyetje apo arsye kontakti mos hezitoni të na shkruani në email: kontakt@gazetaeurogoli.com

2025 © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
www.gazetaeurogoli.com

Nuk ka rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • SERIE A
    • BUNDESLIGA
    • LIGUE 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • KOMPETICIONE TJERA
  • MERKATO
  • VIDEO LAJM
  • KOMBËTARET
    • EURO 2024
    • NATIONS LEAGUE
    • WORLD CUP
  • TË TJERA