Aventura e Romelu Lukakut tek Chelsea po shkon drejt fundit.
Sulmuesi belg mund të largohet nga “Blues” pas vetëm një viti, për më tepër situata ekonomike e skuadrës londineze mund ta përshpejtojë transferimin në një afat të shkurtër.
Mediumet britanike raportojnë se ish lojtari i Interit pëlqen skuadrën e Paris Saint-Germain. Klubi parisien në anën tjetër do të duhet të ‘rinovojë’ sulmin ekipi për sezonin e ardhshëm.
Kalimi i tij në Ligue 1 mund të jetë i mundur gjatë merkatos së verës.