Alvaro Morata e ka bërë të ditur dëshirën e tij për të qëndruar te Juventusi, por ka thënë se e ardhmja nuk varet nga ai.
Në një intervistë për gazetën spanjolle, AS, sulmuesi ka diskutuar në lidhje me të ardhmen dhe lumturinë që po e përjeton te Zonja e Vjetër.
“Dua të qëndroj, por e ardhmja nuk varet nga unë. Në vitin e ardhshëm, nëse nuk është e mundur të vazhdoj këtu, do të vazhdoj të jem tifozi kryesor i Bianconerëve”, ka thënë spanjolli.
Morata iu bashkua Juventusit në formë huazimi dyvjeçar nga Atletico Madridi që i kushtoi klubit italian rreth 20 milionë euro. Bardheiznjtë mund ta bëjnë afatgjatë qëndrimin e tij nëse paguajnë edhe 35 milionë euro.