Lojtari i Leicester City Maddison është duke vuajtur nga një lëndim në gju
Kombëtarja e Anglisë është duke vazhduar përgatitjet e tyre edhe të premten për ndeshjen e parë hapëse në Botëror që do ta luajë kundër Iranit të hënën.
Çdo lojtar ka marrë pjesë në stërvitje sot në përjashtim të James Maddisonit të Leicester City i cili ka stërvitur i vetëm nga skuadra në përpjekje që të rikuperohet nga lëndimi i tij në gju.
Ishte dita e dytë me radhë që Maddison ju bashkua grupit të skuadrës në kompleksin stërvitor të stadiumit Al Wakrah Sports Complex , në jug të Dohas, pra se të ndahet nga grupi dhe të stërvit vetëm.
Në ndeshjen e parë të garës, Anglia luan kundër Iranit në Khalifa International Stadium kurse më pas Tre Luanët luajnë kundër SHBA dhe Wales në Grupin B.