Skuadra e Barcelonës do të takohet me Manchester United në Europa League në fazën e eliminimit.
Klubi katalunas para pak çasteve ka njoftuar edhe orarin e ballafaqimit.
Në ndeshjen e parë që zhvillohet në ‘Camp Nou’, Ten Hag nuk mund të llogarisë në shërbimet e Lisandro Martinezit.
Qendër mbrojtësi argjentinas nuk do të luajë në duelin e parë për shkak të suspendimit.