Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes do vazhdojë në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2027.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Fernandez ka rënë dakord për një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’, që do ta mbajë në ekip deri në vitin 2027.
Bisedimit për rinovim filluan në korrik dhe tashmë lojtari është pajtuar të qëndrojë edhe më tej në ‘Old Traffod’. Portugezi u bashkua nga Sporting në janar të vitit 2020, me një kontratë pesë vjeçare, me opsion zgjatje për një vit, kështu propozimi i drejtuesve të ekipit ishte plus një vit shtesë.
Lojtari gjithashtu do të ketë rritje rroge dhe do ta bëjë portugezin lojtarin e tretë më të paguar në ekip, pas Ronaldo dhe De Gea.